JOQ Albania
Home

Klopp prish gojën gjatë intervistës: Më gjobisni po deshët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 23:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli fitoi sonte 4-0 ndaj Barcelonës duke u kualifikuar në finalen e Champions League falë përmbysjes së madhe.

Pas ndeshjes, trajneri i të kuqëve, Jurgen Klopp ishte papërmbajtshëm teksa u paraqit para kamerave për intervistat e zakonshme.

Ai e lëshoi fare gojën, madje duke përdorur edhe fjalor jo fort etik, por gjithsesi i falet, pas gjithë asaj ndeshje të çmendur që përjetoi.

Deklarata e tij:

Gjithçka ishte… e gjitha performanca ishte shumë e mirë. U thashë djemve para ndeshjes së ishte e pamundur, por meqë jeni ju, ne kemi një shans. Unë kam parë gjatë gjithë jetës time kaq shumë ndeshje futbolli, por të luash ndaj më të mirëve në botë…
Të fitosh është e vështirë, por të fitosh me rrjetë të paprekur… Është ora 22:10 në Angli dhe fëmijët me shumë mundësi janë në shtrat ndaj më falni për gjuhën. Më gjobitni po deshët, nuk më intereson, por këta djem ishin “fucking unbelievable” (të pabesueshëm)."