JOQ Albania
Home

Liverpool magjik, shkatërron me përmbysje Barcelonën dhe arrin finalen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli është padyshim skuadra e përmbysjeve të mëdha. Ekipi anglez ka përsëritur sonte mbrëmjen e Stambollit në vitin 2005, kur përmbysi Milanin në finalen e Championsit nga 3-0 në 3-3 dhe më pas fitoi me penallti.

Sot, skuadra e kuqe, kësaj here e drejtuar nga Jurgen Kloop ka bërë të pabesueshmen duke përmbysur 4-0 Barcelonën pas asaj humbje 3-0 në "Camp Nou" një javë më parë.

Dy gola të Origit dhe dy gola të Wijnaldum i dhanë fitoren e madhëve anglezëve të cilët kualifikohen kështu në finalen e Champions League.

Barcelona nga ana tjetër nuk u beson syve. Messi me shokë kanë bërë ndoshta ndeshjen më të dobët të sezonit pasi ishin të pafuyshishëm në ç’do aksion.

Tashmë Liverpooli pret me interes kush do jetë kundërshtari në finale i cili do mësohet nesër nga çifti Tottenham-Ajax.