JOQ Albania
Home

Çfarë Liverpooli, dy gola për dy minuta dhe anglezët barazojnë Barcelonën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po luhet në këto momente ndeshja e kthimit mes Liverpoolit dhe Barcelonës e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Teksa dukej mision i pamundur për anglezët pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, sot ata janë duke bërë mrekullinë.

Brenda 60 minutave, ata kanë arritur të shënojnë 3 gola dhe të barazojnë rezultatin e ndeshjes së parë.

Origi dhe dy herë Wijnaldum janë autorët e golave për Liverpoolin.

Nëse 90 minutat mbyllen me këtë rezultat, ndeshja shkon në shtesë. Të presim…