JOQ Albania
Home

Simulimi qesharak, shoku i Grezdës bëhet gazi i botës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 18:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit skocez mes Rangers dhe Hibernian.

Portieri i Rangersit, i cili është edhe shok ekipi me futbollistin e kombëtares shqiptare, Eros Grezdën, ka bërë një veprim qesharak.

Gardiani i ka bërë të qeshin të gjithë tifozët dhe për më tepër është ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Teksa ishte duke rivënë topin në lojë, ai bën faull ndaj McNaltit dhe më pas bën sikur është dëmtuar.

Një episod vërtet komik, që i ka kushtuar shtrenjtë portierit skocez.

Pak sekonda më pas ai ka parë para syve kartonin e kuq, pasi arbitri ka marrë këtë vendim, sepse ka parë gjithçka që ndodhi realisht.