JOQ Albania
Home

Arrihet akordi, sulmuesi shqiptar do transferohet te Fenerbahce
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 17:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fenerbahce përjetoi këtë sezon një makth të vërtetë pasi rrezikoi rënien nga Superliga turke, kështu që drejtuesve të kësaj skuadre do iu duhet që të krijojnë një skuadër të re për sezonin e ri

Goditjet në merkato nisin nga reparti i sulmit dhe duket se transferimi i parë do jetë sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi.

Lojtari i Rizesporit, është duke kaluar një formë fantastike pasi ka shënuar 14 gola në 32 ndeshje gjatë këtij kampionati.

Mediat turke raportojnë se marrëveshja mes Fenerbahçes dhe 25-vjeçarit është arritur, por do të bëhet e ditur me të përfunduar sezoni.

Përveç Muriqit, klubi turk do të transferojë edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë duke pësuar kështu ndryshime rrënjësore në skuadër.