JOQ Albania
Home

Trajneri Ten Hag në telashe/ Muaji i Ramazanit “dobëson” Ajaxin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/05/2019 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajaxi i Amsterdamit është shumë pranë finales së Champions League pasi ka fituar 0-1 sfidën e parë ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale.

megjithatë, ndeshja e kthimit nuk do jetë edhe aq e lehtë për ekipin holandez pasi mund të ndikojë te forma e futbollistëve, Muaji i Ramazanit.

Muaji i shenjtë për myslimanët që ka nisur këtë të hënë, vjen pikërisht në një periudhë vendimtare për kompeticionin më të rëndësishëm në Europë për klubet.

Ajaxi do të duhet të bëjë llogaritë me vendimin e Ziyech dhe Mazraoui, të cilët i kanë komunikuar klubit dhe trajnerit Ten Hag se duan të respektojnë këtë rregull fetar.

Kjo do të thotë se dy futbollistët, të mërkurën në Amsterdam, mund të zbresin në fushë agjerueshëm.

Konkretisht pa mundur dot të ushqehen apo të shuajnë etjen deri në perëndimin e diellit, pra 18 minuta pas vërshëllimës së parë të takimit kundër Spurs-ave.