JOQ Albania
Home

Po transmetonte nga terreni, gazetarja “përshëndetet” në mënyrë të çuditshme nga djali i vogël
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/05/2019 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gazetare e Sunrise është ndërprerë nga një djalë i vogël ndërkohë që transmetonte drejtpërsëdrejti nga terreni.

Edwina Bartholomew ishte duke raportuar për lindjen e fëmijës së dukeshës Meghan Markle në momentin që një makinë po kalonte sfond.

Kështu, djali i vogël që ndodhej në makinë përfitoi nga rasti për të përshëndetur në një mënyrë aspak të zakontë.

Ai doli në dritare duke qeshur dhe i drejtoi kamerës dhe gazetares gishtin e mesit.

Gazetarja e mori me sportivitet situatën dhe nisi të qeshte. Videoja është shpërndarë në Twitter ku dhe ka marrë një numër të madh komentesh.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania