Si në mesjetë/ Ky është fshati shqiptar ku banorët lidhen me litar për të kaluar lumin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06.05.2019, 20:22

Infrastruktura në vendin tonë vazhdon ende të jetë një problem madhor. Shumë prej rrugëve në gjithë territorin e Shqipërisë nuk janë të shtruara ashtu siç duhet.

Po ashtu një problem tjetër madhor në vendin tonë është edhe mungesa e urave. I tillë edhe rasti i banorëve të fshatit Dardhë në njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Një qytetar ka nisur në redaksinë e JOQ Albania, disa foto ku shikohet se banorët detyrohen të kalojnë lumin, duke u lidhur me litar duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.

Siç shikohet edhe në fotot pamjet janë të rënda. Po ashtu qytetari në mesazhin e tij shkruan se edhe gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë duhet ta kalojnë lumin duke u lidhur me litar.

Madje edhe fëmijët për të shkuar në shkollë, duhet të lidhen me litarë dhe më pas të ulen në një ndenjëse të vjetër për të kaluar lumin. Gjithashtu qytetari në mesazhin e nisur për JOQ Albania shkruan se Taulant Balla dhe Rilindja po lënë 60 familje të vuajnë çdo ditë.

Më poshtë po ju sjellim fotot, që flasin më shumë se 1000 fjalë.

Mesazhi i qytetarit:

Ke bashkia e Taulant Balles dhe e rilindjes se si 60 familje e vuajn cdo dit kte tmerr te vertet dhe askush se mer mundimin per uren qe ishte dhe nuk egziston me por si nje percjelles rryme elektrike ku duhet te kaloi i semuri pleqeria rinia femia per ne shkoll grat shtatzana. Eshte bazamenti i ures se vjeter po' ta shikoni me vëmendje. Dhe ky nje i semur dhe tjetri qe e terheq litarin..’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit