JOQ Albania
Home

Nuses i vjen në majë të hundës me vjehrrën: Vjen në shtëpi dhe më ngatërron gjithçka
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/05/2019 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nuse është ankuar në një grup në Facebook për sjelljen e vjehrrës së saj. Sipas saj, vjehrra e saj italiane vjen çdo javë në shtëpinë e tyre dhe kthen çdo gjë përmbys.

Në postimin e saj, gruaja shkruante se kësaj radhe, vjehrra i kishte ndryshuar rendin e lugëve, pirunëve dhe thikave në sirtarin kuzhinës.

Ndërkohë që nusja i kishte vendosur sipas radhës: thika, pirunë, lugë, vjehrra shkoi dhe i ndryshoi në: pirunë, thika dhe lugë.

Por, nuk shkoi shumë dhe postimi i saj mori një numër të madh komentesh, ku përdoruesit u ndanë në dy grupe, ata që mendonin se vjehrra ka të drejtë për rendin dhe të tjerë që mbështesnin nusen.

Sipas ekspertëve, nuk ka një rregull të fiksuar mirë, por nëse doni t’i vendosi sipas rendit që shkojnë në tavolinë, vendosja e duhur do të ishte: pirunë, thika dhe më pas lugë.

Pra, vjehrra kishte të drejtë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania