Dita e 5 majit në vendin tonë u është dedikuar Dëshmorëve të Atdheut, atyre personave që luftuan dhe dhanë jetën e tyre që Shqipëria të ishte një vend i lirë dhe sovran.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.
Por, gjatë ditës së sotme një gjë e turpshme ka ndodhur pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lezhë.
Në nder të dëshmorëve të Lezhës që luftuan me jetë për çlirimin e Shqipërisë është ngritur edhe flamuri kombëtar.
Deri këtu nuk ka asgjë që është e turpshme apo jo normale, por ajo çka është e turpshme është se Flamuri u ngrit me kokën poshtë.
Ka qenë një qytetar, ai që k nisur fotot në redaksinë e JOQ Albania.
Mesazhi i qytetarit:
Normalisht pas kësaj lind pyetja se a duhet të kërkojë ndjesë Bashkia e Lezhës? Komentet për këtë gjë ju takojnë juve.