JOQ Albania
Home

Shkoi të bënte tatuazh fytyrën e qenit, 26-vjeçarja “turpërohet” kur sheh rezultatin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/05/2019 1:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e cila donte që të kishte përgjithonë në lëkurën e saj fytyrën e qenit, është penduar kur pa rezultatin.

26-vjeçarja, Kayla Robertson, e ka adoptuar qenin e saj Penny përpara një viti dhe e do aq shumë saqë mendoi që ta bënte tatuazh.

Por, pasi pa rezultatin, u pendua menjëherë.

26-vjeçarja tregon:

Shkova në Bali për një martesë, dhe doja që ta bëja tatuazhin sa isha atje. Ai e nisi skicën e fytyrës së saj në mënyrë perfekte, kështu që isha e qetë. Por pastaj filloi të bënte sytë dhe nuk po shkonte dhe aq mirë. Pashë që hunda dukej e çuditshme dhe pak e shtrembër, por nuk munda ta kuptoja mirë në atë moment sepse isha kokëposhtë.”

Vetëm 30 minuta pasi tatuazhi kishte përfunduar Kayla e kuptoi që hunda e qenit, në tatuazhin saj, ngjate si organi gjenital mashkullor.

Ajo doli nga dyqani me shpresën se nuk do ta kuptonte njeri, por më vonë të njëjtin reagim patën dhe miqtë e saj.

Pasi e ndau historinë e saj në internet, Robertson gjeti një artist tjetër tatuazhesh që e ndihmoi me rregullimin e fytyrës së qenit.