JOQ Albania
Home

Trendi i ri i dasmave, çiftet po “punësojnë” gomerë për të servirur pijet tek të ftuarit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/05/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në SHBA çiftet e reja po “punësojnë” gomerë të vegjël për të shpërndarë pije gjatë dasmës së tyre.

Gomerët e vegjël do të jenë gjëja e parë që njerëzit shohin kur largohen nga ceremonia dhe shkojnë në recepsionin e dasmës.

Kafshët e vogla, që mesa duket u kanë marrë vendin e punës kamarierëve, quhen ‘beer burros’ dhe janë bërë tashmë shumë të kërkuar nga çiftet në Teksas dhe Kaliforni.

Trendi i ri i gomerëve të vegjël në dasma është nisur fillimisht nga një kompani që organizon evente, e quajtur “Texas Hill Country Events”.

Agjencia e eventeve siguron kafshët si dhe kujdeset që ata të shpërndajnë pije tek të ftuarit në dasmë.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania