EKSKLUZIVE/ “Ndërhyri për të mbrojtur atë që ofenduan”, zbardhet motivi i sherrit në burgun grek ku mbeti i vdekur shqiptari

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.05.2019, 18:06

Sipas burimeve ekskluzive për JOQ Albania, i riu shqiptar i cili mbeti viktimë e një sulmi me thikë disa ditë më parë në burgun e Trikalasë në Greqi është identifikuar si Ergest Alija nga qyteti i Librazhdit.

29-vjeçari mori plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë pas një debati me një të burgosur me origjinë ruse. Mësohet se i riu shqiptar pati një debat me rusin jashtë klinikës së burgut që përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës. Megjithëse rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Rusi i cili plagosi për vdekje të riun shqiptar, ka tentuar t’i japë fund jetës pasditen e së enjtes dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Sipas burimeve për JOQ Albania, një vëlla i tij kishte ndërruar jetë në moshë të vogël e ndërsa vëllai tjetër ka ndërruar jetë në moshën 13-vjeçare pasi ishte prekur nga kanceri.

Sipas fotove që postonte në rrjetet sociale, 29-vjeçari ishte i fejuar dhe i dedikonte shkrime dashurie të dashurës së tij të quajtur Patricia.

Një i afërm i shqiptarit që mbeti viktimë ka kontaktuar me JOQ Albania dhe ka rrëfyer arsyen pse 29-vjeçari kishte rënë në burgun grek.

Dikur shok qelie me të, shqiptari ka rrëfyer se Aliaj ishte burgosur me akuzën se kishte vjedhur një motor dhe më pas ishte dënuar me 7 vite burg pasi ishte kapur me 150 gram hashash. Shqiptari ka shtuar se Ergesti ishte një djalë shumë bujar dhe sipas tij ishte përfshirë në sherr për të mbrojtur një tjetër shqiptar, i cili ishte ofenduar nga gardiani rus.

Ai ka rrëfyer:

Ergesti ishte nje djale qe rrinte duke qeshur, shume bujar dhe bamires. E njihja mire ate se çfarë njeriu ishte por kete smund ta besoj. Ai ka rene ne burg per nje akuze vjedhje motori. E keshtu i ngjiten vjedhje te tjera. Kur doli me leje se kishte vllain semure, u ngatrrua përsëri dhe ka ren ne burg per 150 gram hashash dhe u denua 7 vjet, se ky eshte shteti grek. Ne burgun ku ndodhi krimi, nje gardian kishte ofenduar nje djale te Shqiperise dhe Ergesti si me i madh i ishte kthyer. Kurse ata kishin relata te mira me gardianin dhe kishin debatuar me fiale dhe mbas 2 oresh e gjuajten ne befasi me 5 thika dy nga mbrapa e tre nga para.”

Shqiptari ka vazhduar me rrëfimin duke shkruar me mllef se duhet të bëhet vetëgjyqësi.

Ndër të tjera, ai shtoi:

Do na detyrojn qe te ngreme armet e te dalim vet zot se perdit shteti grek po i vret shqiptaret. Kam humbur 4 shok ne burg. Por ju siguroj se do kete viktima te tjera neper burgjet greke. Sepse ne skemi as shtet qe te interesohet apo te kujdeset. Atje dhe per Ergestin ndihma kishte qene ne nivelin me te ulet qe ekziston. Ska shanc ambulanca te vonohet 35 minuta. O shtet shqiptar o shtet legen per kaq pak popull i le rrugve e po ti mer dynjaja. Juve ju faleminderit qe ngrini zerin e jepni lajme realitete por keni rene ne vesh te shurdhet, sepse krejt shqiptaret jane viktimat e Europes.”

Prokuroria e Trikalasë ka urdhëruar nisjen e një hetimi për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se që në fillim të vitit janë regjistruar 5 viktima në burgjet greke, ku katër prej tyre janë shqiptarë dhe vetëm një grek. Burgjet në Greqi ofrojnë shumë pak siguri dhe për këtë arsye i është tërhequr veshi disa herë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Ministria e Jashtme nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.

F.T PËR JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit