JOQ Albania
Home

E kishte gëlltitur pa e kuptuar/ Burri nxjerr jashtë organizmit kufjen e Apple, punonte akoma
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/05/2019 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i njohur vetëm si zoti Hsu, kishte gëlltitur pa e kuptuar një nga kufjet pa tela të Apple, AirPods.

Incidenti kishte ndodhur kur ai kishte rënë në gjumë me kufjet në vesh dhe më pas ishte zgjuar për të kuptuar se njëra prej tyre mungonte.

Kështu, zoti Hsu përdori opsionin ‘Find My Airpods’ në celularin e tij dhe harta tregonte që të dyja kufjet ndodheshin në dhomën ku ai ishte.

Duke folur për incidentin ai tregon:

Harta tregonte se kufja ishte në shtëpi dhe unë mund të dëgjoja tingullin ‘beep, beep’, që dukej sikur më ndiqte nëpër dhomë. Por kontrollova nën batanije dhe shikova për rreth dhe nuk munda ta gjeja, aty e kuptova se zhurma po vinte nga stomaku im!"

Pasi shkoi në spital, mjekët i dhanë një laksativ dhe i thanë që të monitoronte jashtëqitjen pasi nëse kufja nuk do të dilte vetë, atëherë ata do të ndërhynin dhe ta hiqnin me operacion.

Për fatin e mirë të Hsu-së, kufja pa tela doli vetë me anë të jashtëqitjes dhe për çudi vazhdonte akoma të punonte.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania