Lind projekti për shpëtimin e breshkave në Adriatik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.05.2019, 14:15

Kroacia dhe Sllovenia i janë bashkuar një projekti që synon mbrojtjen e breshkave të ujit në Europë, të cilat janë drejt zhdukjes. Në projekt janë përfshirë Qipro, Malta, Italia dhe Greqia. Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin për të bërë më shumë kujdes në rritjen e tyre.

Fillimisht breshkat e ujit frekuentojnë ujërat e hapura dhe më pas lëvizin nëpër ujëra të cekëta, ku mund edhe të ushqehen. Përfaqësuesi i "Blue World", organizatës për ruajtjen e botës ujore, Drasko Holcer tha për BIRN se breshkat kanë nevojë për mbrojtje, në vendet ku ngrenë foletë, ku ushqehen dhe rriten.

Ai shtoi më tej se duhet ndaluar në mënyrë kategorike gjuetia e breshkave të uit në Adriatik. Kjo për shkak se ato do të tremben dhe nuk do të vijnë më për të lëshuar vezë. "Blue World" do të informojë gjithashtu peshkatarët, sesi të shmangin kapjen e tyre gabimisht në rrjetat e peshkimit.

Ata kanë shpikur gjithashtu një aplikacion me gjashtë gjuhë për sistemet android, i cili quhet "eTurtle". Ky aplikacion sipas Holcer, do të përdoret për tqë dërguar foto të breshkave në det, apo çelje vezësh. Breshkat kërcënohen nga një sërë faktorësh, që nga gjuetia,e deri te motorët e ujit të cilët mund t'i vrasin. Shumë prej tyre ngordhin pasi mund të hanë qese plastike.

Sipas Holcer, në Adriatik breshkat në të shumtën e rasteve ngatërrohen në rrjetat e peshkimit dhe nuk mbijetojnë më kur hidhen sërish në ujë. Deti mesdhe është habitat për breshkat e ujit dhe për breshkat e gjelbra, që kërcënohen nga zhdukja. Numri i tyre është ulur për shkak të shkatërrimit të habitatit dhe peshkimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit