Justin Bieber ka deklaruar së fundmi se Eminem nuk e kupton brezin e ri të reperëve. Dhe, kjo nuk është pak nëse merr parasysh se po flet për atë që konsiderohet si “Zoti i Repit”.
Këngëtari 25-vjeçar i bëri komentet e tij në një “story” në llogarinë e tij në Instagram.
Në postimin e tij, Bieber kishte shkëputur një ‘screenshot’ nga kënga e Eminem që ai ishte duke dëgjuar në celularin e tij.
Sipas fotos, këngëtari ishte duke dëgjuar këngën The Ringer, nga albumi i vitit 2018, Kamikaze. Në këtë këngë, Eminem flet për reperët e rij si Lil Yachty, Lil Pump dhe Lil Xan.
Në “story-n” e publikuar, Bieber sqaroi se i pëlqente muzika e reperit, por shtoi gjithashtu se ai nuk mund ta kuptojë brezin e ri të këtij zhanri të muzikës.
Ai shkroi:
Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale është “ndezur” një debat i madh, me shumicën e komentuesve që shkruajnë se “do të paguanin para që të shihnin Bieber duke i shpjeguar ndonjë gjë rreth hip-hopit Eminemit.”
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania