JOQ Albania
Home

Ky është iriqi “kriminel” që po përpiqej të arratisej nga rajoni i policisë me qershi “të vjedhura”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/04/2019 12:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky iriq mund të jetë ‘krimineli’ më i simpatik që mund të keni parë ndonjëherë.

Një video, që është bërë virale në rrjet, tregon një iriq të vogël i cili po mundohet “t’ia mbathë” nga një rajon policie në Kinën Lindore me disa qershi mbi shpinë.

Zyrtarët e policisë në qytetin e Xuancheng thanë se ‘kapën hajdutin e dyshuar’ duke marrë fruta nga oborri i rajonit të premten në mëngjes.

Një prej policëve bëri shaka në Twitter duke treguar se si i "i arratisuri" e kishte injoruar krejtësisht paralajmërimin e oficerëve, dhe po mundohej të largohej me qershitë mbi shpinë.

Një oficer, i quajtur Lin Yang, tha për BJ News se ai dhe kolegët e tij e panë iriqin duke u munduar të hante qershi. Më pas ata u afruan, mblodhën disa qershi nga pema dhe ia dhanë që t’i hante.

Por, si duket ai ishte shumë i frikësuar nga prania e tyre dhe nuk po lëvizte. Kështu, oficerët e policisë përfunduan duke i vënë qershitë në shpinë dhe e lanë të largohej me ushqimin.

Ata filmuan pamjet që thonë se tregojnë se kafsha po ‘largohej për t’i shpëtuar dënimit’. Të gjitha qershitë u hodhën poshtë kurrizit para se kafsha të mund të dilte nga stacioni, shtuan oficerët.

Videoja dhe fotografitë janë bërë virale në Kinë që kur policia i publikoi të premten.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania