JOQ Albania
Home

Gruaja e verbër kishte mbetur në mes të shinave, polici hero e shpëton mrekullisht brenda disa sekondave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/04/2019 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një polic ka shpëtuar brenda shumë pak sekondave një grua të verbër që po qëndronte në mes të shinave të tramvajit.

Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë në stacion duket gruaja e verbër e cila po lëvizte shumë avash në mes të shinave.

Por, si duket tramvaji kishte qenë shumë afër. Një polic që e pa mjetin e transportit të afrohej vrapo me sa mundi që ta largonte gruan prej shinave.

Trami nuk po ecte me shpejtësi të madhe, por nëse nuk do ishte larguar në kohë, gruaja nuk do të shpëtonte nga përplasja.

Incidenti ndodhi në stacionin e Villarejo-s, qyteti i Granadas në rajonin jugor të Andalusias në Spanjë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania