Padyshim që Tirana është qyteti i çudirave... Ashtu siç ka thënë edhe vetë kryeministri dikur “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!”
Rreth mesnatës, një skenë e pazakontë është parë nga një grup të rinjsh në zonën e ish-Bllokut, një prej më të frekuentuarave në Tiranë.
Një djalë i ri ka tentuar të heqë një prej shtyllave që tregon emrat e rrugëve në kryqëzim duke performuar si Tarzan mbi gardhin që ndan rrugën me trotuarin.
Policia i është afruar, por ai nuk prish terezinë dhe vazhdon të çojë në fund atë që ka nisur...
Djali, i cili ka filmuar videon ka dhënë komentin e tij humoristik: