”Dëgjova ca ulërima po shumë të forta’’/ I riu rrëfen tmerrin që pa me sy, tregon si mjekët lanë mes korridorit 16-vjeçaren shtatzënë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.04.2019, 14:21

Vdekja e 25-vjeçares Rexhina Debrova tre ditë më parë në maternitetin e Elbasanit është kthyer në një kambanë alarmi, që shumë persona të shkruajnë në redaksinë e JOQ Albania dhe të tregojnë historitë e tyre të tmerrshme që kanë kaluar në spitale.

Kujtojmë këtu se Rexhina Debrova ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë, pasi solli në jetë vajzën e saj.

Fillimisht u tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak, por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kardiologu erdhi tre orë me vonesë.

Kurse ditën e djeshme gjykata vendosi të lërë të lirë kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Nikollaq Thana, të cilët u arrestuan për vdekjen e së resë.

Ndërsa mesditën e sotme një djalë i ri ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se një ngjarje që ai e ka parë në një maternitet në vendin tonë.

Djali i ri ka shkruar se ai ndodhej në maternitet, pasi motra e tij ishte duke lindur. I riu më tej tregon se vërtitej nëpër spital sepse nuk rrinte dot i ulur në një vend.

Ai thotë se teksa vërtitej nëpër spital kishte dëgjuar ulërima. Më pas kishte parë një vajzë të re, e cila kishte ardhur të lindte, por ai thotë se atë e kishin lënë në korridoret e spitalit sepse nuk kishte lekë.

Foto ilustruese

Po ashtu ai ka treguar se vajza që kishin lënë në korridor ishte vetëm me vjehrrën dhe se ajo ishte vetëm 16 vjeç.

I riu ka shkruar se mjekët as nuk e prekin me dorë dhe as nuk donin t’ia dinin për të vetëm sepse nuk kishte para.

Në përfundim të mesazhit të tij ai tregon se ndihet shumë mirë që është larguar nga vendi ynë.

Mesazhi i plotë:

Psheshendetje me qen se lexova shum histori vendosa te shkruj edhe un je histori ka ndodhur 4 Vite me par ne maternitetin e ri isha aty se Po prisja te linte motra edhe vija poshte lart ne per shkall nga ajo qe nuk rrija dot ne je ven Kur Po zbrisja posht degjo ca ulerima Po shum te forta ishte nje vajz e re e cila kisha hardh me lind Po nuk kishte para me vete edhe kishin lon ne koridoret e spitali se nuk kishte lek nuk e fusnin brenda uleriste sa kishte fuqi musni brenda se bera ketu as njeri nuk e cante koken me fut brenda u afrova aty pys dike qe ishte aty thash Pse nuk e fusin brenda eshte vec me vjerren edhe eshte 16 vjec nuk ka lek me vete edhe nuk e shef njeri me Sy nuk dita cte Thoja u shtanga thash o zot me del motra shendosh e mir nga aty edhe i Jam Betu vetes se Kur nuk kam me jetu edhe me lind femij ne Shipri ndoshta fati me ndimoj edhe zoti Ma plosoj deshiren qe u largova nga ai vend. I lutem zotit ishalla cdo nene ta bej te lumtu edhe jo si rasti qe kishin .’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit