‘’Ne mund të ishim në vendin e Rexhinës’’/ Revolta për 25-vjeçaren që vdiq pa ndjerë mirë aromën e të bijës kalon kufijtë e Shqipërisë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.04.2019, 13:29

Tri ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në maternitetin e Elbasanit. 25-vjeçarja, Rexhina Debrova ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë, pasi solli në jetë vajzën e saj.

Fillimisht u tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak, por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kardiologu erdhi tre orë me vonesë.

Kurse ditën e djeshme gjykata vendosi të lërë të lirë kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Nikollaq Thana, të cilët u arrestuan për vdekjen e të resë.

Familjarët e Rexhinës protestuan gjatë ditës së djeshme, kurse sot janë zhvilluar homazhe për të renë në Elbasan.

Familjarët e të resë me britma dhe lot në sy ata kërkojnë drejtësi për të afërmen e tyre.

Por drejtësi, për Rexhina Debrovën po kërkohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

E themi këtë, pasi në redaksinë e JOQ Albania një vajzë e re ka shkruar për të treguar se gjatë ditës së sotme në spitalin e ‘’Faenza Ravenna’’ në Itali disa nëna kanë ndezur qirinj për 25-vjeçaren dhe kërkojnë drejtësi për të.

Vajza që ka shkruar thotë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve të Rexhinës dhe protestës së tyre.

Mesazhi që ajo ka nisur në redaksinë e JOQ Albania:

Ne mund te ishim ne vendin e Rexhines dhe pse jo afer ne e mendojm ate. Sot ne oren 10 ne spitali e Faenza Ravenna (It) jemi nena dhe sot u bashkuan per Rexhinen i bashkohemi dhimbjes se familjarve dhe protestes se tyre.

Krahas këtij mesazhi vajza ka nisur edhe disa foto, ku dallohen nënat e reja që kanë ndezur qirinj për Rexhinën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit