JOQ Albania
Home

Nuk ndalet WhatsApp, tashmë po përgatit një tjetër “surprizë” të hidhur për përdoruesit
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 24/04/2019 21:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

WhatsApp duket se nuk do ndalet së përgatituri "surpriza" për përdoruesit e tij, ndërsa me njoftimin e fundit ka lënë shumë të pakënaqur.

Kjo pasi shumë shpejt ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë më Screenshot në bisedat me miqtë.

Aktualisht po testohet edhe opsioni i përfshirjes së shenjës së gishtave për të hyrë në biseda.

Këto dy veçori bëhen me dije nga blogu WABetaInfo.

Sipas këtij blogu, do të kërkohet skanimi i gjurmëve të gishtave për të hapur Whatsapp dhe screenshotet e bisedës do të jenë të bllokuara.