Megjithëse telefonët celularë janë tashmë pjesë e pandarë e jetëve tona, gjithmonë ka qenë prezent shqetësimi se mos këto pajisje të vogla shkaktojnë kancer.
Por, një grup shkencëtarësh kanë deklaruar së fundmi se nuk ka dëshmi shkencore që këto pajisje të shkaktojnë ndonjë dëm.
Një ekip këkuesish deklaroi në BBC Health se rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga celularët është me 'fuqi e ulët' dhe 'nuk dëmton qelizat'.
Dhe, sipas tyre, çdo studim që sugjeron të kundërtën zakonisht është kryer në minj me 'nivele shumë të larta' të rrezatimit, të cilat 'njeriu mesatar' nuk do të ekspozohej kurrë.
Kur u pyet se pse normat e kancerit të trurit janë rritur së bashku me përdorimin e telefonit celular, Profesor Malcolm Sperrin, drejtor i fizikës mjekësore në spitalet e Universitetit të Oksfordit, shpjegoi se mjekësia ka përparuar gjatë viteve, duke rezultuar në më shumë tumore të pikasur herët.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania