Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në maternitetin e Elbasanit. Një 25-vjeçare e quajtur Rexhina Debrova ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve gjatë lindjes.
Dyshohet se shkak për vdekjen e saj është bërë një arrest kardiak. Familjarët e saj akuzojnë mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë.
Ata shprehen se kardiologu erdhi tre orë me vonesë. Familjarët pasi morën lajmin e kobshëm shpërthyen në klithma dhe lot. Ndërkohë foshnja gëzon shëndet të plotë.
Një person që është gjendur rastësisht në maternitet ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania. Ajo është shprehur, se familjarët e 25-vjeçares nuk kishin paguar lekët e operacionit dhe doktori e kishte mbajtur për 4 orë në sallë të renë.
Mesazhi për JOQ Albania
Tashmë pritet që të kryhen ekzaminimet përkatëse, për të vërtetuar nëse e reja ka humbur jetën për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë.