Paraqitjet zhgënjyese të Shkodran Mustafit me fanellën e Arsenalit kanë irrituar në maksimum tifozët londinezë të cilëve u është sosur durimi.
Ditën e djeshme ,në humbjen 2-3 ndaj Cristal Palace, Mustafi bëri një gabim trashanik në golin e dytë të Zaha.
Kjo gafë, duket se i vuri kapakun dhe tashmë po i kushton shtrenjtë futbollistit me origjinë shqiptare.
Tashmë, 27-vjeçari, po masakrohet në rrjetet sociale nga tifozët e Arsenalit, të cilët kanë hapur një peticion të çuditshëm në rrjetet sociale.
Ata duan burgosjen e përjetshme të Shkodran Mustafit, teksa kërkohen 500 firma. Si duket, aventurës të Mustafit te Arsenali i ka ardhur fundi.