Baze i del në krah Rudina Hajdarit: Idiotë dhe “bira k*rvash” që bëjnë si të zgjuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.04.2019, 09:42

Devijimi i Rudina Hajdarit nga PD në partinë më të re të krijuar solli një tymnajë reagimesh. Jo vetëm figura të politikës por edhe shumë analistë reaguan në lidhje me këtë lëvizje.

Teksa pjesa më e madhe e tyre zgjodhën të hidhnin vrer drejt lideres së Bindja Demokratike.

Analisti Mero Baze është një ndër të vetmit që ka zgjedhur t'i dalë në krah Hajdarit duke sulmuar ata që e kanë kundërshtuar ashpër.

Mero Baze në një editorial të publikuar në gazetën Tema, i quan bij ku*vash analistët që kanë kritikuar pasardhësen e Azem Hajdarit teksa ndalet duke analizuar një më një analistët dhe personat e politikës që kanë shkruar për Rudinën.

Reagimi i plotë i Bazes:

Ka 24 orë që nuk ka ngelur portal i opozitës propagandist i saj, të punësuar nga “call center”-i i Kunatit, përfshi dhe një sërë emrash të përdorur nga politika në rolin e qenit të gjahut, pa hedhur baltë mbi Rudina Hajdarin. Dogmatikë dhe liberalë, idiotë dhe “bira kurvash” që bëjnë si të zgjuar, sharlatanë dhe honorarexhi, të gjithë janë vënë në rresht të hedhin nga një gurë, pas lajmit se një parti politike mund të rregjistrohet në zgjedhje, deri ditën e martë. Bëhet fjalë për një iniciativë të një grupi demokratësh, të cilët po mbledhin firmat për të legalizuar partinë e tyre dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk janë dakord me vendimin e Berishës për ta marrë PD me vete në varr. Rudina Hajdari aktualisht drejton grupin e deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe po ashtu është shprehur publikisht për nevojën e pjesmarrjes në zgjedhje. Deklaratën e saj e përshëndeti Astrit Patozi, dhe kaq duhej, që kjo çetë propagandistësh, të prodhonin çiftin Hajdari-Patozi, si themelues të një partie. Në fakt, ata kanë të njëjtin qëndrim për të marrë pjesë në zgjedhje, por askush prej tyre, as veç e veç dhe as së bashku, nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare që po formojnë një parti. Rudina e ka sqaruar dhe në disa portale, aq sa ka mundur, se nuk është e përfshirë në krijimin e ndonjë partie, por po udhëheq një grup opozitar në Parlament, që bën thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje. Deri më tani kam dëgjuar Ylli Manjanin, që ka dhënë “detaje” artistike nga krijimi i partisë, dhe nga motivimi i saj. Nikoll Lesi ka caktuar dhe vendin ku është krijuar partia, tek zyra e Edi Ramës, biles ka shkruar dhe për financimin e saj. Nikolla në fakt, ngaqë partinë e tij e ka blerë, nuk e kupton se si mund të bëhet partia pa lekë. Në këtë pike, ka të drejtë. Kam parë ca tipa që i përdor Zeni për të përbaltur këdo që është kundër babait të vet, që po ashtu po mallkojnë Rudinën, duke i kujtuar babain, edhe pse jane nga ata qe jane gëzuar kur e kanë vrarë. Por për të parë sa të besueshme janë të gjitha këto broçkulla, shikojini këta tipa nesër në mëngjes, kur ta shikojnë që Rudina nuk ka krijuar ndonjë parti dhe që informacionet e tyre “të sigurta”, janë thjesht balta e përditshme për të cilën paguhen. Do bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë për Rudinën, ose do të vazhdojnë t’i turren Patozit, si për të na dëshmuar të gjithëve se janë zagarët e gjahut të Lulzim Bashës. Se vetëm një frikcak si ai mund të prodhojë kaq shumë mallkime për diçka që akoma nuk ka lindur. Dikush duhet t’i shpjegojë se nuk është rregull që duhet të vdesë patjetër PD, që të lindë një parti e re. Ai rregull funksionon vetëm brenda PD. Aty duhet të vdesë Saliu që të bëhet një kryetar i ri. Jashtë saj njerëzit janë të lirë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit