Rrugët tona përbëjnë gjithmonë shkak që të huajt të habiten dhe të ndjehen të kërcënuar. Rasti i fundit është ai i një turisti të huaj që ka “ngritur” në këmbë policinë e Korçës.
Teksa po vizitonte juglindjen, turisti ka parë një karrocë të superngarkuar me kashtë që përbënte rrezik për qarkullimin. Dhe menjëherë si një qytetar i ndërgjegjshëm ka njoftuar policinë.
Përmes një mesazhi, turisti i alarmuar kërkonte reagimin e rrugorëve për të shmangur një aksident të mundshëm.
Ai ka shkruar policisë dhe i ka dërguar edhe një video:
Denoncimi i tij është marrë parasysh nga policia, e cila i vendosi një gjobë drejtuesit të mjetit. Posta Shqiptare ia dërgoi gjobën drejtuesit të mjetit në adresë.
Ajo që ra në sy ishte anglishtja e mesazhdërguesit, në këtë rast Policia e Shtetit, që i drejtohet:
Turisti alarmon policinë, tmerrohet nga çudia që sheh në rrugë on Vidnews.