Deputeti shqiptar bën gjestin e papritur për ringritjen e Notre Dame: 1000 euro nga paga ime! Faleminderit Francë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.04.2019, 07:35

Labinot Tahiri, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka bërë një gjest të papritur dhe ka dhuruar 1000 euro nga paga e tij për ringritjen e katedrales së famshme Notre Dame, e cila u përfshi nga flakët.

Ai ka falënderuar Francën për strehimin që u ka bërë familjes së tij gjatë kohës së luftës. Tahiri ka shtuar se Franca u mundësoi bukën e fjetjen në kohë të vështirë dhe për këtë është mirënjohës.

Rikujtojmë se qeveria e Kosovës dhuroi 20 mijë euro për rikonstruksionin e katedrales.

TAHIRI SHKRUAN:

"Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siç kam qenë, duke kujtuar se nuk punoj jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia, prapë jam i gatshëm sadopak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë se bashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës!

Duke mos harruar kurrë, Franca e dashur dhe qyteti Amien's, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen,sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e lirë.

Si qytetar i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtar e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjve e të rejave ne Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk janë shume, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë së paku një mirësi ta bëj si shenjë mirënjohjeje për prindërit dhe familjen time dhe shumë familje që ndihmoi shtet francez.

Polemikat se ku bën, të bëhet mirë apo keq, i di vetëm krijuesi ynë Zoti. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prapë.

Faleminderit Francë! Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët!

Labinot Tahiri, Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit