Kampionati grek i futbollit ka njohur sot zyrtarisht kampionin e tij për sezonin 2018-2019.
PAOK-u i Selanikut ka arritur të triumfojë mbi kundërshtarët duke fituar titullin pas 34 vitesh mungesë.
Në fitoren e sotme 5-0 ndaj Levadiakos, ata kanë lënë 5 pikë mbrapa ekipin e Olimpiakosit, duke mbyllur përfundimisht çështjen titull.
Siç pritej, pas ndeshjes ka shpërthyer festa madhështore në stadium, por edhe në rrugët e qytetit.
Me mijëra tifozë kanë festuar këtë titull që pritej prej shumë kohësh.
Tifozët kanë ndezur fishekzjarrë duke festuar këtë ditë të shënuar për ta, për një titull që udhëton shumë rrallë drejt Selanikut.