Ia doli/ Imitonte presidentin në Tv, humoristi ukrahinas zgjidhet President

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 21.04.2019, 21:51

Si për profeci, individit që detyra ia kërkon të hiqej si shërbëtori i popullit ukrainas, arriti të fitojë rreth 30 % të votave në raundin fillestar të zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë, Ukraina po përballet me sfida të thella ekonomike, demografike dhe sociale, teksa rreket t’i vërë fre agresionit dhe lakmisë së pandërprerë të Rusisë fqinje.

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir Zelenski. Të dielën u zhvillua balotazhi mes presidentit aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodimir Zelenski, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.

41-vjeçari Zelenski, megjithëse pa përvojë politike, kryesonte në anketa gjatë javëve të fundit. Fushata e tij mori hov pas një fillimi të vakët, ndërkohë që votuesit po shprehen gjithnjë e më të zhgënjyer nga korrupsioni, problemet ekonomike dhe konflikti në lindje të vendit.

Presidenti Poroshenko u përpoq të mobilizonte bazën e tij me një tubim në Sheshin Pavarësia në qendër të Kievit të premten në darkë, disa orë para një debati televiziv me rivalin e tij. Zoti Poroshenko ka theksuar disa herë se rivali i tij do të shfrytëzohej nga Presidenti rus Vladimir Putin nëse zgjidhet në krye të vendit.

Ai u përpoq gjithashtu të nxiste frikën se me zgjedhjen e Zelenskit do të dëmtoheshin shanset e Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.

Zelenski shmangu intervistat për median, por vazhdoi deri në fund të fushatës shfaqjet komike në të gjithë vendin. Ai i mëshonte mesazhit për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Po ashtu ai ka theksuar nevojën për përpjekje më të mëdha për të integruar kryengritësit në lindje të vendit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit