Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat. Një mjet tip "Benz" është përplasur me një mjet tip "Toyota Yaris". Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fiershegan, ku të plagosur kanë mbetur shtatë persona.
Mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosurit janë I., Q dhe A., P që po udhëtonin me mjetin tip "Benz".
Të lënduar kanë mbetur edhe tre të mitur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lushnjes.