Dalin pamjet e servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes së Rinasit, arrestohen 4 persona

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 21.04.2019, 21:02

Në datën 9 prill të këtij viti miliona euro u grabitën në aeroportin e Rinasit, brenda pak sekontave. Nga dita e grabitjes e deri më sot kanë vazhduar hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve edhe pse njëri nga autorët e ngjarjes, Admir Murataj mbeti i pajetë.

Sipas informacioenve sot mësohet se unofrmat blu kanë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me supergrabitjen.

Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë. Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk janë dhënë detaje për personat e arrestuar, por pritet që shumë shpejtë të kenë një komunikim zyrtar, ku do të bëhen publik dhe emrat.

Ndërkohë sot për grabitjen është shoqëruar dhe një person tjetër, i cili ishte punonjës në një servis në Elbasan, ku dyshohet se është bërë modifikimi i furgonit që u përfor për grabitjen. Mësohet se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera nga ana e pronarit pikërisht Klement Cala, i cili ka nëshkruar kontratën përmes kushëririt të tij.

Kanë dalë pamjet nga servisi ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni i grabitjes së Rinasit, si furgon i Hetimit Tatimor. Servisi ndodhet në aksin e vjetër rrugor, pranë metarlugjikut dhe është në pronësi të Gent Sharrës i cili është shoqëruar në polici.

Deri më tani sipas informacioneve 2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shoqëruar në polici. Personat e arrestuar mendohet të jetë ata të cilët kanë modifikuar furgonin e grabitjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit