Dyshohet se modifikuan furgonin që u përdor për grabitjen e Rinasit, arrestohen dy persona

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 21.04.2019, 20:09

Kanë kaluar dy javë nga grabitja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Është zbuluar servisi ku u modifikua furgoni i cili shërbeu për të grabitur këto miliona euro.

Deri më tani janë arrestuar 2 persona përkatësisht të moshës 28 dhe 29 vjeç. Dy të dyshuarit janë arrestuar në Elbasan dhe njëri prej tyre në lagjen “28 Nëntori”. Të arrestuarit janë ata që mendohet se modifikuar si furgon të hetimit tatimor, furgonin që shërbeu për të grabitur 10 milionë euro, gjithashtu ata njihen për lidhjet që kanë me personat e krimit.

Servisi është në aksin e vjetër rrugor, në afërsi të metarlugjikut në Elbasan, pronar i të cilit mësohet të jetë Klement Cala. Ai po mbahet nën vëzhgim nga policia duke qënë se dyshohet të jetë bashkëpuntorë në një grabitje në vitin 2017.

Sipas informacioneve servisi është dhënë me qera para 6 muajsh.

Informacioni paraprak:

Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga DVP Tiranë në bashkēpunim me DVP Elbasan janë arrestuar dy persona në qytetin e Elbasanit gjatë mëngjesit të së dielës. Njëri nga shtetasit e arrestuar sipas burimeve zyrtare është arrestuar në lagjen “28 Nëntori” dhe një person tjetēr nē periferi tē këtij qyteti .Ata sipas burimeve të besueshme janē 28-29 vjeçarë. Ata dyshohet se kanë lidhje ne persona që akuzohen për disa krime të ndodhura në vendin tonë si edhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ata janē vendosur nën hetim .Arrestimi i dy shtetasve nga Elbasani pritet të hedhë dritë për identifikimin e atyre që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e Rinasit. Ndërsa të ndaluarit nga Elbasani akuzohen se u kanë dhënë me ndërgjegje ose pa dijeni ndihmë disa personave që u kishin kërkuar këtyre dy personave të modifikonin mjetin tip Ëolksvagen të cilit i ishte vënë mbishkrimi ” Hetimi Tatimor.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit