Dy të rinj në Shtetet e Bashkuara, janë bërë hit në internet pasi publikojnë video duke komentuar këngë nga më të ndryshmet.
Në repertorin e zgjedhur prej tyre nuk kanë munguar as artistët shqiptarë të cilët prej dy ameriaknëve janë vendosur përballë muzikantëve rusë.
Dy të rinjtë nga makina e tyre votojnë për këngët më të bukura nga e gjithë bota dhe njëkohësisht komentojnë çdo pjesë muzikore. Të përzgjedhurat nga Shqipëria ishin: ‘Çika çika’ kënga e Xhensila Myrtezait dhe Adrian Bujupit, ‘Mike’ e Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës, ‘Kalon’ të Lumi B dhe Dafina Zeqirit, ‘Si Bugatti’ të Gjikos, ‘Hava Hava ‘ e Trimit.
Ata kanë dëgjuar dhe disa këngë serbe e ruse, por në fund kanë zgjedhur që si të preferuarat e tyre këngët shqiptare, ku dhe i kanë kërcyer ato.