Bilanci i viktimave nga shpërthimet në Sri Lanka gjatë së dielës së Pashkëve është rritur në 200.
Një valë shpërthimesh pothuajse të njëkohshme tronditi tre kisha dhe tre hotele luksoze, duke plagosur rreth 500 persona.
Policia më vonë raportoi dy shpërthime të mëtejshme.
Qeveria e vendit njoftoi më pas se kishte mbyllur qasjen në faqet kryesore të mediave sociale dhe shërbimet e mesazheve, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp, për të parandaluar keqinformimin dhe thashethemet.
Ministri i Mbrojtjes Ruwan Wijewardena tha se shtatë të dyshuar janë arrestuar dhe se mes viktimave ndodheshin gjithashtu të paktën 27 shtetas të huaj.
Ai i përshkroi sulmet si incidente terroriste dhe bëri me faj ekstremistët fetarë. JOQ Albania