Ish-deputeti socialist lëshon gojën ndaj kandidadit për kryetar të Bashkisë: Njeri pa shtyllë kurrizore!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2019, 17:24

Akuza tepër të forta janë hedhur në drejtim të kandidatit të PS në bashkinë e Lezhës nga një ish-deputet i koalicionit të majtë.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj e ka gjykuar si të gabuar kandidimin e Ndreut në krye të bashkisë Lezhë. Sipas tij ky kandidim është i komanduar nga Rama.

Nga ana tjetër Ndocaj theksoi se me kandidaturën e tij, Ndreu do të minimizojë votat e së majtës në Lezhë. Kjo pasi askush nuk e do pasi është i lidhur me krimin.

Ndocaj tha për “Dosja”:

Pjerin Ndreu është një servil i pushtetit, servil i kryetarit, një njeri pa shtyllë kurrizore dhe pa shpresë për të qenë politikan dhe kryetari i Bashkisë Lezhë. Patjetër që është i komanduar nga Rama. Socialistët e Lezhës nuk ka pyetur njeri që kur ka ardhur Rama sepse kam qenë pjesë e tyre dhe e di vetë. Kjo parti funksionon totalisht në diktaturë të rreptë sepse kush nuk është dakord përjashtohet, siç u përjashtua Gjetan Gjetani. Për Pjerin Ndreu e ka thënë shumë mirë Gjetani se nuk ka lidhje me Lezhën dhe është një figurë e djegur. Do ishte një batutë shumë e bukur: “Je i vetmi politikan dhe bandit është i përbashkët”. Në Lezhë ka krijuar një mafie shumë të rrezikshme dhe ka marrë peng çdo institucion të Lezhës dhe jam i bindur se lezhjanët nuk do të jenë viktimë e një njeriu kaq të pabindur, të paskrupullt.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit