“Përunjësi ju o të fortë me pushtet! Shtrihuni në tokë dhe kapni me duar këmbët e çdo kalimtari”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 21.04.2019, 15:33

Nga Artan Fuga

Urimeve në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët katolikë. Te shkrihesh gazit, këta edhe Pashkët na i urojnë si ateista! Bëhen më katolikë se Papa, dhe urojnë përpara Kishës! Pa lidhje me mesazhet e krishtera! Nuk dinë të heshtin edhe sot, duke u lutur që Ai t’i fali me mëshirën e vet të madhe!

Flasin me ashpërsi, si ai që i shprehte dashurinë të vluarës të tij te bytha e Rrapit në Mashkullorë a te Rrapi i Treshit a te Rrapi i Trapit: Të dua moj qëne, të dua moj zagare e qelbur! Ca na urojnë sikur Jezusi i varfër të kishte qenë komandant çete: Gatiiiii tu! Para marsh! Ca të tjerë sikur të kishte qenë zyshë kujdestare : Bëjuni djem dhe çupa të mira dhe silluni mirë me njeri tjetrin!

Në vend të shohi te vetja mëkatari i përlyer, na jep mësime ne të tjerëve! Ca urojnë sikur të ishin paganë dhe na bekojnë bukën, ushqimet plot me pesticide brenda! Ca bëjnë sikur të ishin gazetarë të politikës dhe u kërkojnë pushtetarëve dhe opozitës të kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë! Çfarë hipokrizie! Ca urojnë si politeista duke na uruar të gjithëve njësoj, pa kuptuar se është festë e krishterë, është Zoti i tyre i madh, dhe të tjerët festojnë, por sepse ata kanë festë. Festojmë festën e tyre!

Ca urojnë si kryetarë kooperativash duke na dashur të kemi bereqet dhe prodhime mollësh e dardhash për t’i bërë komposto! Ca kujtojnë se është dita e ballokumes dhe zhdepen në të ngrëna e të pira! Po mesazhi i Jezusit, ai i vërteti, ai autentiku ku është? Ndonjë lan duart si Pons Pilati që e çoi Jezusin në Kryq! Nuk e vrava unë qafsha robt e shpisë! Ata janë të këqinjtë, unë jam i pafajshëm! Pons Pilati bërtet: Unë jam Krishti! Qan Pons Pilati dhe lan duart prej vitesh! Qan Juda dhe këlthet: Kush është tradhtariiiiii! Barabai thërret në kryqin anash: Atë kryqëzoni jo mua hajdutin!

Pons Pilati fal hajdutët dhe dënon Jezusat! Atje larg qan e vetmuar Maria me dy a tre besnikë që i kanë mbetur! Të tjerët e kanë braktisur atë ditë! E kanë kryqëzuar Jezusin, cdo vit e kryqëzojnë tamam atë ditë që ai u ringjall, e kryqëzojnë të dielën pikërisht që ai të mos e thotë fjalën e tij hyjnore! E censurojnë!

Përunjësi ju o të fortë me pushtet! Kështu festojeni! Shtrihuni në tokë dhe kapni me duar këmbët e çdo kalimtari dhe qëndroni me kokën te shputat e tij derisa ai ndofta ju fal! Hajdeni na lani këmbët këtë të diel, pastaj na merrni frymën dhe shpirtin! Faleni pasurinë tuaj për të varfrit, pra për të gjithë ne të tjerët! Lutuni për mëkatet tuaja pasi t’i keni pohuar në sheshin para stadiumit dhe na kërkoni falje!

Hiqni dorë nga forca dhe nga pushteti, nga gazi lotësjellës, që ka humbur çdo legjitimitet! Shkoni pajtohuni me vëllezërit tuaj opozitarë, kërkojuni falje atyre mëkatarëve dhe pastaj hajdeni vendosni ofrandën tuaj në altar! Pranoni se ne, të fundit, do të bëhemi të parët dhe ju të parët do të bëheni të fundit!

Qani për fatin e shqiptarëve shpërndarë gjithandej në botë! Pranoni se dita e gjyqit të madh po afron për të gjithë pa përjashtim, por sidomos për lakmitarët, për bukëshkalët!"

Foto Ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit