Ditën e sotme mësohet se një tjetër kandidat nga listat e PD-së ka vendosur të marrë mandatin e deputetit. Kandidati Indrit Hoxha, i cili është i 35-ti në listën shumë emërore të Tiranës, sipas "CNA.al" ka konfirmuar se do të marrë mandatin e deputetit.
Hoxha është i angazhuar edhe me Forumin Rinor të Demokratëve, i cili pritet të dorëzojë formularin dhe pret që KQZ t'ia japë atë.
Nuk janë të paktë deputetët e rinj që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit. Deri më tani opozita e re ka 23-deputetë, por 10 prej tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare.
Këta janë 10 "rebelët" të cilët nuk pranojnë grupimet:
Grupi parlamentar demokrat (ende pa emër): Rudina Hajdari (kryetare); Myslim Murrizi; Korab Lita; Arben Elezi; Arlind Çarçani; Halit Jakimi dhe Alban Zeneli. Mungon: Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi dhe Majlinda Halilaj.'
Grupi i deputetëve "Të pavarur":
Nimet Musai (kryetar); Edlira Hyseni; Enver Roshi; Ralf Gjoni; Ediola Braha; Ylli Shehu dhe Aurora Mara.
Ata që mungojnë janë Lefter Koka, Eneda Koçiraj, Edmond Rrushi, Elda Hoti dhe Ambra Borova.