Një aksident ku janë përfshirë dy autobuzë udhëtarësh dhe një mjet tip Range Rover ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë.
Mjetet ishin duke udhëtuar në aksin Korçë- Kapshticë, teksa në afërsi të fshatit Plasë është regjistruar edhe përplasja e tyre.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohen dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Burimet tregojnë për JOQ.al se mjeti Range Rover ka dalë nga një degëzim në këtë aks nacional dhe i ka prerë rrugën fillimisht një autobuzi udhëtarësh të linjës Korçë-Selanik.Teksa në këtë aksident është përfshirë edhe një autobuz tjetër.
Për fat të mirë aksidenti pavarësisht se i frikshëm, nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Policia e Korçës ka filluar hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa raportohet paraprakisht se shkak ishte manovër e gabuar e drejtuesit të Range Roverit.