Mënyrat si ta dallojmë nëse mishi që blejmë është i freskët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2019, 13:51

Ushqimi gjithmonë është i rëndësishëm për shëndetin dhe konsumatorët janë ata që bëjnë zgjedhjet e tyre për çka do të konsumojnë.

Ajo që është më e rëndësishme në një vakt ushqimor është freskia e produkteve që konsumohen, mbi të gjitha mishi.

Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin, siç raporton revista Monitor, tregojnë se në vendin tonë konsumi i mishit për frymë arrin në 44 kg në një vit.

Të dhënat tregojnë se konsumi i mishit në vendet e Bashkimit Europian përllogaritet në 64 kg/frymë në vit.

Ndërsa në vendin tonë, pothuajse 90% e mishit të përpunuar importohet.

Prodhimi i mishit është i përqendruar në qarqet e Fierit (16%), Elbasanit (15%), Tiranës (10%) dhe Korçës (9%), të cilat së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm.

Konsumatori gjithmonë është para dilemës së madhe. Të kërkojë cilësinë dhe freskinë e produktit, apo të konsumojë atë çka është servirur dhe ka një kosto të kënaqshme.

Si të dalloni nëse mishi është i freskët?

Së pari, mishi i freskët zë një kore të lehtë me nuancë rozë të çelët.

Së dyti, prekeni mishin me gisht dhe më pas vëreni nëse mishi do të kthehet në gjendjen fillestare.

Nëse kjo ndodh, mishi është i freskët ndërsa gishti është i thatë.

Nëse prisni mish të freskët, ai nuk do të ngjitet në duar.

Mishi që nxjerr lëngje pasi të pritet sapo është nxjerrë nga frigoriferi për t’u shkrirë nuk është i freskët.

Dhjami tek mishi i freskët është i butë, me ngjyrë kremi dhe përmbajtje të njëtrajtshme.

Nëse dhjami është i verdhë, atëherë me siguri mishi nuk është i freskët.

Mishi i freskët dallohet edhe nga pjesët e muskujve dhe tendinave që veshin kockat.

Sa ma fort të jenë copat të lidhura me njëra tjetrën, aq më i freskët është mishi.

Ngjyra është një tjetër aspekt i freskisë.

Mishi i viçit kur është i freskët ka ngjyrë të kuqe. Mishi i lopës ka ngjyrë të përzier mes rozës dhe grisë.

Mishi i deles ka një ngjyrë të kuqe me nuancë të kafenjtë ndërsa mishi i derrit dhe gicit ka një ndërthurje mes rozës dhe të bardhës.

Aroma e mishit të freskët mund të dallohet vetën në temperaturë ambienti pasi keni prerë një copë me thike.

Aroma e mishit të lopës është shumë specifike por e butë ndërkohë që kur gatuhet aroma ndizet.

Aroma e mishit të zier të derrit është e ëmbël ndërsa mishi i zier i deles të kujton një gjellë të mirë e super të shijshme me mish.

Mishi i një deleje të vjetëruar ka një aromë të pakëndshme që ndihet shumë kur zihet.

Mishi i lopës që ka qëndruar gjatë në frigorifer ka një aromë karakteristike vjetërsie.

Mishi i ngrirë nuk ka kurrfarë arome.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit