Arsyet e “arta” pse vajzat kokëforta janë të dashurat më të mira

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2019, 12:23

Të kesh një lidhje me një femër kokëfortë gjithnjë mbart me vete vështirësi të shumta. Ajo do të jetë gjithmonë duke pretenduar se ka të drejtë. Gjithçka duhet të jetë siç thotë ajo. Mbron me forcë idetë, parimet dhe mendimet e veta, edhe kur është gabim.

Por sipas psikologëve, një femër e tillë është partnerja ideale pasi të gjendet gjithmonë pranë në momentet e vështira. Prandaj studimi tregon se nëse ke në krah një femër kokëfortë, je mashkull me fat.

Ja çfarë duhet të dini për të tilla femra

  1. Një femër kokëfortë e di çfarë do dhe bën gjithçka për ta arritur. Mund t’i lërë mënjanë ndjenjat për objektivat që i vendos vetes, por për personin që do, ajo bën gjithçka. Ajo do të të dojë, pavarësisht se çfarë ndodh mes jush.
  2. Femrat janë krijesa të ndjeshme dhe një femër kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e tua. Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë të lumtur. Të jesh kokëfortë do të thotë edhe të jesh e ndjeshme.
  3. Ajo të njeh më mirë se veten dhe do të luftojë përherë për më të mirën e të dyve në shëndet, siguri apo lumturi. Nuk do të largohet nëse të sheh duke dështuar, por do të të tregojë se të do dhe të mbështet dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dilni mbanë.
  4. Një femër kokëfortë është energjike. Ajo është kokëfortë për një arsye. Ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj. Një femër e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do. Kjo jo vetëm do të të frymëzojë edhe ty, por do ta bëjë edhe atë një femër fantastike në sytë e tu si partner i saj.
  5. Ajo është reale. Nuk të mbështet për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me ty, ta thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të sinqertë dhe më të fortë.
  6. Një femër kokëfortë do të ta bëjë jetën më interesante. Fundja, kush do të donte një lidhje me dikë që është gjithmonë dakord me ty? Duhet dikush që të të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetëpërmirësohesh. Kokëfortësia e saj do t’i bëjë më të vështira vendimet e tua, por kjo gjë do t’i japë dinamikë lidhjes suaj dhe do e çojë atë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
  7. Është e sigurt. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe femra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.
  8. Do të kujdeset përherë për ty. Një femër kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si të trajtojnë të tjerët. Ajo do të listojë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do të të dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.
  9. Do të të çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës. Një femër kokëfortë do të luajë me nervat e tua. Ajo nuk do të bjerë dakord me ty në gjithçka, por do të të dojë deri në fund të jetës së saj. Nuk ka asgjë të gabuar në gjetjen e dikujt që të acaron nga nervat, por që më pas të tregon me vepra se sa të do.
  10. Ajo është në gjendje ta thotë hapur mendimin e saj. Ndonjëherë edhe do të debatoni. Kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një femër e tillë përherë sjell argument të logjikshëm. Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit