Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. “Euronews” raporton se deri më tani të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur nga një përplasje midis bandave.
Mësohet se dy banda kriminale janë përplasur keq me njëra-tjetrën në mes të lokalit. Si pasojë e kësaj përplasjeje të vdekur kanë mbetur edhe persona të pafajshëm, midis tyre edhe gra dhe fëmijë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Minatitlan . Gjithashtu e ditur bëhet se shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë vdiqën nga të shtënat.
Në këtë qytet ka pasur gjithmonë përplasje midis bandave kriminale, por kjo është cilësuar si ngjarja më e rëndë që ka ndodhur deri më tani.
Prej disa muajsh disa qytete në Meksikë janë nën pushtetin e bandave.