Pashkët janë përgjakur, pasi ka shkuar në 50 numri i viktimave nga 6 shpërthime me eksploziv kanë ndodhur në Sri Lanka.
Deri më tani mediat ndërkombëtare raportojnë se edhe 200 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
E ditur bëhet se shpërthimet ndodhën në disa kisha dhe hotele të këtij vendi. Po ashtu e ditur bëhet se mes viktimave dyshohet se ka edhe turistë të huaj.
Shpërthimi i parë u raportua në Kishën e Shën Atonit në Kolombo.
Kurse tre shpërthime ndodhën në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa gjatë shërbesës së Pashkëve.
Ende nuk dihet se kush i ka shkaktur sulmet e përgjakshme, por policia ka dyshime të forta se ka qenë një sulm i kryer nga terroristët.