Pashkët janë përgjakur të dielën e sotme në Sri Lanka.
Nga informacionet paraprake, thuhet se 20 persona janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur, pas disa shpërthimeve të fuqishme në kisha dhe hotele.
Gjashtë shpërthime janë raportuar, sipas BBC.
Ndërsa tre shpërthime ishin nëpër kishat kryesore të Sri Lankës.
Ndër viktimat që kanë humbur jetën mund të jenë edhe turistë të huaj.
Ende nuk dihet se kush janë përgjegjës për sulmet.