Dëshmia tronditëse nga viti 1990: Komunistët vrisnin në kufi edhe vajza, vrasësit i dekoronin

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20.04.2019, 23:59

Ndërsa në Gjermani kishte rënë muri i Berlinit, diktatura në Shqipëri forcohej.

Sipas Kastriot Dervishit, pre e plumbave të regjimit kanë rënë jo vetëm djemtë por edhe vajzat.

Mëngjesin e 21 prillit të vitit 1990, sipas tij , komandanti i postës Engjëll Toma ka vrarë Elez Halil Krajën dhe ka plagosur Dhurata Hasan Sokolin të cilët kishin tentuar që të kalonin kufirin.

Kastriot Dervishi:

Një ngjarje tragjike ndodhi në Shkodër mëngjesin e 21 prillit 1990. Sipas komunikatës së MPB-së nr.94, të kësaj date, në zonën kufitare Dajç Rushbull, “dy elementë armiq”, nisur nga Shkodra ora 18.30 të datës 20.4.1990, janë afruar te pengesa elektrosinjalizuese, në sektorin 900 rreth orës 2.00.

Kjo përpjekje ka dhënë sinjal. Në ndjekje kanë shkuar komandanti i postës kufitare me dy ushtarë. Vetë komandanti i postës Engjëll Toma ka vrarë Elez Halil Krajën i vitlindjes 1961, nga Shkodra dhe banues në lagjen “Naim Gjylbegu” punëtor në fabrikën vaj-pije në Shkodër.

Ushtarët kanë plagosur Dhurata Hasan Sokolin, vitlindja 1966, lindur në Tropojë banuese në lagjen “Salo Halili” Shkodër, punëtore në fabrikën e lëkurë- këpucëve të këtij qyteti.

Batalioni kufitar nr.298, me nënshkrimet e komisarit, Enver Koçi dhe komandantit Përparim Tusha njoftonte tre ditë pas ngjarjeve Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pasi përshkruan me hollësi ngjarjen, komanda e Degës Punëve të Brendshme dhe komanda e batalionit në fjalë “për veprime të shpejta, vigjilencë e gatishmëri të lartë propozuan për të stimuluar kufitare dhe kuadro të postës kufitare Rrushkull”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit