Tek frutat e thata fibrat dhe mineralet janë të bollshme dhe për këtë arsye ato iu rekomandohen edhe pacientëve nga mjekët.
Sipas ekspertëve, uji i shkrin të gjitha mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij, duke rritur vetitë shëndetësore të këtij rrushi të fuqishëm.
Kështu, këto janë disa nga benefetit që mund të përfitoni nëse konsumoni çdo mëngjes ujë nga frutat e thata:
Ndihmon mëlçinë dhe zorrët në pastrimin e toksinave
Uji i rrushit të thatë prej kohës tashmë përdoret për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Tek rrushi i thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të cilët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.
Ju shton energjitë
Ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike.
Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe në stabilizimin e presionit të gjakut
Konsumimi i ujit të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.