Dy persona kanë hyrë në një dyqan bizhuterish dhe me anë të çekiçit kanë thyer xhamin mbrojtës dhe kanë marrë një sasi me bizhuteri.
Siç raportojnë mediat, autorët janë larguar duke marrë bizhuteri diamanit me vlerë 200 mijë dollarë.
Grabitësit e kishin planifikuar grabitjen, pasi njëri prej tyre më 15 prill kishte shkuar te dyqani i bizhuterive brenda Mallrave Sugarloaf Mills dhe shprehu interes për një varëse. Më pas ai u largua nga dyqani dhe u rikthye me të dyshuarin tjetër që pyeste rreth unazave me diamante.
Grabitja u krye në më pak se 30 sekonda.