Mbrëmjen e sotme, moderatori Isli Islami ka folur për pasionet e tij dhe vështirësitë që i janë dashur për të mbërritur aty ku është.
I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit", Isli tha se nuk e ka pasur aspak të lehtë.
Ai tregoi se fillimisht studioi për violiençel, më pas iu fut regjisë, ëndërr që iu ndërpre nga të tjerët.
Isli tregoi:
Kam bërë një kurs regjie në vit të katërt dhe e mora me shumë qejf se mendoja që do bëhesha një regjisor i mirë. Bëra kurs, pastaj m'u komplikuan gjërat, u ngushtuan kuotat dhe nuk arrita. Për të kuptuar që ndoshta ma kanë bërë kastile, por më kanë bërë nder, sepse nuk dua t'i përmend me emër plehrat, por më kanë bërë nder sepse mendoj se vendi im nuk do ishte në regji"