Një 77-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në fashatin Gajush të Lezhës.
77-vjeçari Prek Ivanaj, është vetëplagosur në oborrin e shtëpisë së tij dhe momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Lezhë/ Informacion paraprak
Më datë 20.04.2019, rreth orës 21:10, në fshatin Gajush, Lezhë, në oborrin e banesës së tij dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P.I , 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.