“Të rinjtë shqiptarë urrejnë prindërit dhe mësuesit”

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20.04.2019, 21:06

Sociologu i njohur Gëzim Tushi është shprehur ditën e sotme se të rinjtë shqiptarë urrejnë prindërit në shtëpi dhe mësuesit në shkollë.

I ftuar në studion e Abc News, Tushi tha se një familje nuk mund ta ndërtojë marrëdhënien me fëmijët vetëm duke dhënë urdhra.

Sociologu u shpreh:

Unë jam partizan i demokratizimit të institucioneve të sigurisë morale, sikur janë shkolla, familja etj. Por për fat të keq tek ne kanë marrë zhbalancime dhe në një farë mënyre është marrë ideja se duke goditur autoritarizmin do zhduket autoriteti. Unë nuk jam për këtë. Institucionet, si familja shkolla por edhe institucione të tjera mbeten institucione të disiplinës. Kjo do të thotë se asnjë familje nuk mund të funksionojë nëse nuk ka njëlloj disipline të brendshme organike, jo patriarkale, jo vertikale, jo maskiliste por horizontale. Por ne e kemi të vështirë ta ndërtojmë këtë autoritetin e horizontalizmit, qoftë në familje qoftë edhe në shkollë.

Më tej ai shtoi se edhe kriza e shkollës në shumicën e rasteve ka bërë padrejtësi tek të rinjtë.

Tushi shtoi:

Kriza e shkollës ka bërë padrejtësi tek të rinjtë tanë se dy figurat që ata urrejnë më shumë janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Ata nuk i shikojnë dot fare sepse janë figura që kërkojnë disiplinë dhe njëlloj autoriteti funksionues”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit